Familjarët e Martin Canit, përfshirë prindërit dhe të afërm, kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës për të pritur seancën paraprake të çështjes.
Gjatë kësaj seance, pritet të merret vendimi për kalimin e dosjes për gjykim, ndërsa i akuzuari, 14-vjeçari Marjo Perlleshaj, do të paraqitet në gjykatë.
Ai dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit, me thikë. Seanca mbahet me dyer të mbyllura.