-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Azgan Mernica dërgohet në gjyq për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia

Kryesoret

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Azgan Mernicën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, ngjarje që ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz, Fier.

Hetimet kanë zbardhur se konflikti mes viktimës dhe autorit ka ndodhur pasi Mernica, duke drejtuar automjetin e tij me shpejtësi, kishte rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës. Kur Cenalia i tërhoqi vëmendjen për këtë shkelje, Mernica e ndaloi makinën, doli me çantën që mbante armën dhe e qëlloi efektivin në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mernica akuzohet për vrasje të punonjësit të policisë, mbajtje pa leje të armës dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Prokuroria ka shprehur angazhimin për hetimin dhe dënimin e autorëve të krimeve kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit