Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me bizneset në rrugën e Durrësit.
Balliu shprehet se biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomisë dhe Partia Demokratike do ta vendosë atë si priorietet. Ai nënvizon se partia Demokratike do të zgjidhë të gjitha problemet që Rama u ka shkaktuar bizneseve të vogla.
“Biznesi i vogël: Taksa shumë 💰 klientë pak 👥
📍 Sot në takim me bizneset në rrugën e Durrësit 🏙️, të cilët përqafuan programin ekonomik të Partisë Demokratike për uljen e taksave 📉.
Biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomisë së vendit 📈, ndaj dhe për Partinë Demokratike është prioritet zgjidhja e probleve që Rama u shkaktoi atyre 🚨.
🤝 Bashkë në 11 Maj për Shqipërinë Madhështore”, shkruan Balliu.