-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenden tre armë të fshehura, dyshohet se u përdorën në vrasjen në Prishtinë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar tre armë zjarri të cilat dyshohet se janë përdorur në vrasjen e cila ndodhi në Prishtinë, ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos.

Sipas mediave në Kosovë, armët e përdorura në kryerjen e veprës penale janë gjetur të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë.

“Rr. ‘Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni’, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT’, thuhet në njoftim.

Ndërkohë policia po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit