Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur afër një banke të nivelit të dytë, ku dy persona janë zënë dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.