-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Mesazhi i BE është i qartë, mbështet Shqipërinë dhe jo qeverinë e Ramës

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të postimit në rrjetet sociale shprehet se Bashkimi Evropian mbështet Shqipërinë dhe jo qeverinë e Edi Ramës.  Xhixho thotë që shqiptarët e kanë të qartë që me Edi Ramën në pushtet nuk do të ketë kurrë Bashkim Evropian për Shqipërinë.

Ajo thekson se zgjedhjet e 11 majit janë testi vendimtar për ecurinë e negociatave. Xhixho nënvizon se Aleanca për Shqipërinë Madhështore e ka vullnetin, programin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të vijuar me reformat reale.

“Bashkimi Europian është i qartë në mesazhin që përcjell: Ajo që do të mbështetet është Shqipëria dhe jo qeveria e Edi Ramës. Qytetarët shqiptarë duhet ta kenë të qartë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së varet nga reformat dhe shpejtesia e tyre si një proces i bazuar në meritë.
BE thekson se:
👉Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë.
Le të mos harrojmë se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria u bë vendi i vetëm i rajonit që:
🚫 I janë bllokuar fondet IPARD për shkak të korrupsionit
🚫 Është paralajmëruar dy herë për pezullimin e lëvizjes së lirë për shkak të shkeljeve
🚫 I janë shtyrë pa afat tryezat ndërqeveritare për hapjen e dy grupkapitujve të radhës
Zgjedhjet e 11 majit janë testi vendimtar për ecurinë e negociatave. Plotësimi i standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme është drita jeshile për të vijuar me reforma reale, për të cilat Aleanca për Shqipërinë Madhështore e ka vullnetin, programin dhe ekipin e duhur.
Shqiptarët e kanë sot të qartë se, me Edi Ramën, kurrë nuk do të ketë Bashkim Evropian për Shqipërinë. Sepse nëse do të prisnim atë ditë me Edi Ramën në pushtet, asnjë shqiptar s’do mbetej më në këtë vend.”, shkruan Xhixho.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit