-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla nga Kreta: Votoni PS, Edi Ramën për të vendosur flamurin në Bruksel

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla u shpreh mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë të shqiptarëve në Kretë. Balla e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në procesin zgjedhor, duke e cilësuar votën e tyre si vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Si atëherë dhe tani, në një fushatë kaq të bukur me vëllezërit dhe motrat tanë në diasporë, kam marrë edhe atje dhe tani një pyetje. Atëherë më thonin: Po mirë, Taulant, kur të zgjidhesh deputet, do na vish më në zonë se ne nuk jemi mësuar që deputeti të na vijë shpesh? Unë dua t’ju them sot që të njëjtën pyetje kam marrë këto ditë dhe kudo që kam shkuar këto 7 muaj kur na thonin do vini përsëri. Një gjë mbajeni mirë mend: Një gjë mbajeni mirë mend: Do të vijë vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste, asnjëri prej atyre të tjerëve nuk do të vijë,” tha ai.

Balla fton të gjithë shqiptarët që të votojnë numrin 5 për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Ai nënvizon që me këtë votë të vendoset flamuri i Shqipërisë në Bruksel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit