-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Betohet Adriatik Lapaj: Nuk shkojmë as me Ramën dhe as me Berishën

Kryesoret

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj nga Elbasani garantoi shqiptarët se nëse vota e tij vendos qeverinë e ardhshme pas 11 Majit do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Thekoi se qëllimi i këtij koalicioni është çarja dhe rrëzimi i sistemit.

“Nuk mund të ketë bashkëpunim e koalicion me asnjë nga ata që mbajnë peng Shqipërinë. Ne nuk do të shkojmë me asnjë nga palët sepse do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Për dy arsye, e para sepse duke e çuar në zgjedhje të parakohshme të gjitha paratë që do të hidhen lart e poshtë për të blerë votë do ti shumëzojmë me zero. Votat që janë blerë nuk do të kenë fuqi për të bërë qeverinë dhe do të shkojnë dëm.

Do na krijojë mundësinë që në zgjedhjet e dyta ta zhbëjmë fenomenin e blerjes së votës.

E dyta do ti kritikojmë mundësinë Shqipërisë të shkojmë në një palë zgjedhje, ku administrata nuk kërcënohet me vendin e punës, nuk do të ketë një qeveri ta kërcënojë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit