-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: 12 vite gënjeshtra! Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste për mandatin e katërt në pushtet që në fokus ka dy aspekte kryesore; integrimi dhe drejtësia. Bardhi thotë se Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion.

“Nuk është asfare e çuditshme që Edi Rama ka mbetur pa ide, pa alternativë dhe pa vizion. Nuk është as e papritur që ka marrë alternativën dhe programin e PD dhe ka nisur ta prezantojë si të vetin. Pas 12 vitesh në pushtet, jo vetëm lodhesh, mbetesh pa ide, nuk të shërben dot as propaganda, por punët e shtetit të duken të parëndësishme!

Padashur sot, duke prezantuar programin e PD, Edi Rama ka pranuar se programi ynë është I REALIZUESHËM, ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtar.

Por për tu realizuar, duhet të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar në 11 Maj, që kishin mundësinë ta bënin për 12 vjet, por as nuk deshën dhe as nuk ditën. Një punë që nuk bëhet për 12 vjet, nuk ka asnjë shans pa ndryshim që të bëhet më nga i njëjti person që gënjeshtrën ka të vetmin mjet në politikë.

Tashmë është koha për një Qeveri të re, një qeveri të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, që ka altenativën dhe idetë për të zhvilluar Shqipërinë. Gjithmonë zhvillimi nis nga ekonomia, nga mirëqenia e qytetarëve, nga përparimi dhe mbështetja e biznesit dhe fermerëve.

Me PD pas 11 Majit:

✅ Do të vendosim minimumin jetik 200 euro.

✅ Do të rrisim pagën minimale në 500 euro.

✅ Do të rrisim pagën mesatare në 1200 euro.

✅ Do të dyfishojmë pensionet.

��Voto nr. 1️⃣: Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” shkruan ai.

Edi Rama: Programi im për “Shqipërinë 2030”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit