-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Kretë: PS e ka transformuar vendin dhe Tiranën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me shqiptarët në kretë dhe u shpreh se Partia Socialiste e ka trandormuar Shqipërinë. Rama thekson se me votën e diasporës  qeveria do të arrijë që të qeverisë vendin dhe të vazhdojë me objektivat e tij.

“Përveç nesh, askush tjetër nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut, ata e kuptonin që nëse shqiptarët jashtë atdheut do të votonin nga jashtë, atëherë, padiskutim që ky do të ishte tjetër avantazh për ne, për PS, forcën që vazhdon të qeverisë vendin dhe e ka transformuar këtë vend. Ata në Tiranë e kuptonin që syri juaj, vëzhgimi juaj, bazohet në eksperiencë të mundimshme pune, për të qenë gjykim shumë objektiv, sepse ju ia dini punës më shumë se kushdo tjetër. Punët duan mund të madh. Rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe do durim të madh. Të arrish të pranohesh nga të tjerët, do kokëfortësi dhe ambicie të madhe. Historia e Shqipërisë e këtyre 3 mandateve, është e ngjashme me historinë e familjes suaj”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit