Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar programin Shqipëria 2030 të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama. Muçollari shprehet se Edi Rama kreu sot një plagjiaturë të dënueshme, të neveritshme.
Ai thotë se Rama paraqiti si program të vetin, projektin që Partia Demokratike e ka shpallur prej muajsh. Muçollari nënvizon se pas 12 vitesh korrupsion, sipas tij Rama po mbyll mandatin e fundit duke vjedhur një program.
“Nga pensioni minimal, paga mesatare, paga minimale, kreu i rilindjes konfirmoi që angazhimet e PD qenkan të realizueshme, ndryshe nga sa është shprehur deri tani.
Pas 12 viteve korrupsion, ai po e mbyll mandatin e fundit duke vjedhur një program.
Menyra si e paraqiti, si një one man show, ai i vetem në një skenë, tregon se nuk ka ekip dhe kërkon pushtet vetëm për veten e tij.
Ai kerkon pushtet për veten e tij, për imunitet e mbrojtje nga drejtësia, ndërsa PD ka një platformë qe prek qytetarin në hallet dhe shqetësimet e përditshme, që ka përmasat e qytetarit, një program njerëzor, me njerëzit, për njerëzit.
Dhe i tillë do të vijë në zbatim me 11 Maj.”, shkruan Muçollari.