-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama kopjoi programin e kundërshtarit politik, Sali Berishës

Kryesoret

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo, në një deklaratë për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e kundërshtarit politik Sali Berisha.

Garo shprehet se Rama kopjoi Berishën pasi ky i fundit ka ofruar pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro.

Ai nuk bëri gjë tjetër veçse kopjoi kundërshtarin politik, Sali Berishën, duke ofruar 4 muaj pas tij, pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro.Ai nuk bëri gjë tjetër pra, veçse gënjeu për të pestën herë dhe kopjoi për të disatën herë.
Pensionistët duhet të pyesin kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre pensionin minimal 200 euro për 12 vjet?!
Të keqpaguarit e Shqipërisë duhet ta pyesin Kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre rrogën minimale 500 euro në 12 vjet?!

Shifrat që paraqiti sot Edi Rama janë të gënjeshtërta edhe për një arsye tjetër. Në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike euro këmbehej me 140 lekë, sot është 98 lekë.
Rënia e monedhës së BE nuk ka të bëjë me forcimin e lekut, por me futjen e narko-euros në ekonomi. Kjo ka dërrmuar eksportet dhe xhepat e shqiptarëve, sepse shumica e tyre, në mos paguhen, blejnë në euro. Sot kryeministri në ikje shpalosi programin e megamashtrimeve, i futur në një fluskë elektronike.

Kush e pa sot, dhe kush voton më 11 maj, duhet të pyesë veten: nëse kryeministri në ikje ka bërë çfarë thotë, dhe do të bëjë çfarë gënjen, si ka mundësi që shqiptarët ikën dhe po ikin? Çfarë i shpjegon 1 milion të ç’atdhesuar?!“, tha Garo.

Ajo theksoi edhe faktin që Rama mungoi në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe kur prelati ortodoks po kurorëzohej, ai hodhi në media programin e PS.

Televizionet e qeverisë, me urdhër të tij, ua hoqën fishën qindra mijëra ortodoksëve shqiptarë, por edhe vëllezërve të tyre nga fe të tjera, që të mund të dëshmonin këtë moment historik në jetën e kombit. Në përcjelljen e Hirësisë së Tij, Janullatos, ai ishte, por me sa duket jo për të ndjerin, po për fotot me kryeministrin grek Micotaqis.
Ky është Edi Rama. Me 11 maj, refuzojeni!”, tha Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit