-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam buf i bukur si Athinaja”- Rama: Ju e dini, sa super seksi është Berisha- LIVE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi. Berisha kujtoi se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë. Por Rama sot nga Athina, tha se nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf.

“Kishte dalë një ditë dhe thoshte unë jam krenar dhe e kam për nderë të jem buf sepse bufi ka qenë simboli i Athinasë dhe Minervës dhe simboli i urtësisë dhe bukurisë, se i duket vetja edhe i bukur atij dhe ju e dini vetë sa super seksi është (Berisha). Por problemi është nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf.

Bufi i grekëve dhe romakëve ishte ai që quhej bufi i vogël, ndërsa ky është bufi që populli ynë thotë ‘cmë rri aty o buf kënete”. Ai bufi ynë rri dhe mbretëron në një llum që e  ka penguar Shqipërinë për kaq shumë vite. Dhe atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vjetër por peshqesh nga diktatura komuniste” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit