Kryeministri Edi Rama nga Athina deklaroi sot se Bashkimi Europian thotë se “jemi gati që brenda 2027 ta mbyllim marrëveshjen me ju dhe brenda kësaj dekade të jemi bashkë”. Kjo tha Rama, “ka ardhur në radhë të parë në asaj që kemi bërë ne. Por kjo ka ardhur edhe si rezultat i situatës ku është Europa dhe bota po lëkundet. BE ka hapur një derë dhe thotë, ejani hyni një orë e më parë”.
“Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e vet dhe nuk është në mëshirën e askujt. Sot fati ynë është në dorën tonë. Kur ne morëm detyrën Shqipëria ishte e zhytur në borxhe. Spitalet nuk kishin as furnizim me ilaçe, planet për infrastrukturë kishin mbetur rrugëve.
Kompanitë ishin ndalur sepse qeveria nuk u kishte paguar detyrimet dhe ata rrezikonin falimentim. Sot Shqipëria e ka vënë nën kontroll borxhin. Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, 25% është një shifër alarmante. Paga mesatare në ato kohë ishte 320 euro, sot është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro.”, tha mes të tjerash Rama.