Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social ka postuar një video me kukulla të animuara. Në këtë video janë Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.
Rama shkruan kjo video është për bufin dhe shokët e tij.
“MIRËMËNGJES dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama.