Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi së bashku me kandidaten Samena Malenaj ka takuar banorët e fshatit Gjinoqarë të Patosit.
Bardhi shprehet se Patosi është një vend i varfër dhe i braktisur. Ai thotë se në këtë vend prej 12 vitesh nuk ka asnjë investim si dhe akuzon Belinda Ballukun.
Gjithashtu u bën thirrje banorëve që të votojnë numrin 1, Partinë Demokratike, ku nënvizon se me programin e tyre do u ndryshohet jeta banorëve dhe fëmijëve.
“Prej 12 vitesh, qeveria s’ekziston. Asnjë investim. Asnjë ndihmë. Asnjë mbështetje. Një vend ku, akoma nuk ka ujë të pijshëm. Rrugët janë të shkatërruara, sepse Belinda Balluku as ka dashur t’ia dijë për Patosin, për Roskovecin, për Mallakastrën, për Divjakën, për Lushnjen, për Fierin edhe pse firmos qindra miliona euro çdo vit. Një vend që jeton me bujqësinë, por mbështetja për fermerët nuk ekziston, sepse kjo qeveri u kap duke vjedhur edhe fondet e Evropës për bujqësinë”, shkruan Bardhi në facebook.