-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irena Beqiraj: Risia e programit të PS-së

Kryesoret

Zëvendësoni fjalën paqe me amnisti edhe fjalia e kryeministrit do të ishte:

“Në mandatin e katërt ne do të kemi një paqe / (AMNISTI)  fiskale të negociuar me biznesin, një instrument i njohur qysh në kohëra shumë të vjetra, të cilën latinët e quanin Pax Fiscalis Cum Negotiis. Më pëlqen shumë kjo ide dhe do t’i propozojmë biznesit, qysh në qershor një marrëveshje paqeje /(AMNISTIE)të negociuar fiskale për një periudhë 3-vjeçare, ku 15% i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%.  Kjo është një paqe/AMNISTI  qe do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara”.

Pra për të realizuar qoftë edhe pjesërisht idenë e vjetër 5 vjecare të amnistisë, të cilën që prej 2020  Europa e ka  ndaluar  kategorikisht  Rama po ofron për (3 vjet ) një tatim të shkallëzuar regresiv për korporatat duke dashur që pas 12 vjetësh të nxjerrë “të nxjerrë ne dritë shumë te ardhura te padeklaruara”.

Shkurt Rama po premton që: nëse një biznes në vitin 2026 realizon fitim para tatimit nga:

1lek  deri në  (1+rritja ekonomike 2026) × fitimin para taimit 2025,  norma e tatimit do të jetë 15% .

Për cdo lek fitim para tatimit më të lartë se (1 + rritja ekonomike 2026)×  fitimin para tatimit 2025, norma e tatimit do të jetë 5%. Kur rri gjatë në pushtet te kalbet edhe fantazia jo vetëm idetë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit