Donald Trump u shpreh se është shumë i zemëruar me presidentin rus Vladimir Putin, pas javësh përpjekjesh për të negociuar një armëpushim në Ukrainë.
Në një intervistë për NBC News, Trump kritikoi Putinin për sulmin ndaj besueshmërisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kërcënoi se do të vendoste një tarifë 50% për vendet që blejnë naftë ruse, nëse ai nuk bie dakord për një armëpushim.
“Mund të thuash se isha shumë i zemëruar, i tërbuar kur Putin filloi të hynte në kredibilitetin e Zelenskyt, sepse nuk po shkon në vendin e duhur”,- tha Trump.
Gjithashtu NBC News raportoi se Trump tha se ishte shumë i zemëruar dhe kur Putini kritikoi besueshmërinë e lidershipit të Zelenskyt, edhe pse vetë presidenti e ka quajtur udhëheqësin ukrainas një diktator dhe ka kërkuar që ai të mbajë zgjedhje.