Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me drejtuesit politik të qarqeve tha se kryeministri Edi Rama u ka kopjuar programin. Berisha u shpreh se Partia Socialiste ka vetëm gënjeshtra dhe shpifje.
Ai nënvizoi se programi që prezantoi Rama ishte vetëm me gënjeshtra dhe sipas tij qytetarët shqiptarë do të votojnë vetëm origjinalin.
“Sic e shihni pala tjetër nga mëngjesi deri në darkë merret me mashtrime, me gënjeshtra dhe shpifje. Pas 2 muajsh shëtitje në park zoologjik, Edi Rama kuptoi që po rrokullisej me shpejtësi sepse qytetarët u neveritën me monologët e tij në mëngjes dhe me zhapat që ai ua serviret cdo mëngjes. Ai mendoi të gjejë strehë tek programi i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë.
Së dyti, duke hedhur poshtë ato që kishte deklaruar tre katër muaj më parë, se elementë të këtij programi janë humnerë dhe katastrofë.
Së treti, indirekt dëshmoi se ky program qenka i realizueshëm. Nuk ka shqiptar që nuk i shtron atij pyetjen, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi 12 vite të jetësoje elementët parësore të paketës së dhembshurisë. Kush e pengoi ? Askush veçse vetja e tij dhe vjedhja e tij. Kështu që shqiptarët kësaj pyetje do ti japin përgjigjen më 11 maj, do votojnë origjinalin dhe jo kopjen dhe falsifikimin. Programi që prezantoi ishte fund e krye mashtrim.
U përpoq të fshehë kredencialet delikuente të kandidatëve të tij me atë të PD që janë njerëz të lirë, të cilët garojnë si qytetarë të lirë, në një kohë kur ekipi i tij është ekipi i mëkatarëve të mëdhenj, që ka vjedhur me ta dhe që një pjesë e mirë e tyre u dha një mburojë në lista të mbyllura për ti hedhur fill sapo të kryerje punë. Nga Gjirokastra në Tropojë socialistët e njohin si njeriun më të pabesë, që i hedh një nga një bashkëpunëtoret e tij”, tha Berisha.