16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj grave/ Vokshi: PD do të vendosë një vijë të qartë, dënime të ashpra për autorët

Kryesoret

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi me anë të një postimi në rrjete sociale ka shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave në Shqipëri.

Vokshi shprehet se Partia Demokratike do të mbrojë nënat, motrat dhe vajzat shqiptare. Ajo nënvizon se Partia Demokratike nën drejtimin e Sali Berishës do të vendosë një vijë të qartë, ku do të ketë dënime të ashpra për autorët e dhunës.

Gjithashtu thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës së grave, si dhe do të ketë masa të menjëherëshme mbrojtëse për ata që dhunohen.

“Të paprekshme: Partia Demokratike do të mbrojë nënat, motrat dhe vajzat tona!

Në Shqipëri po përballemi vazhdimisht me raste tragjike të dhunës ndaj grave. Së fundmi, një grua u plagos përsëri nga bashkëshorti i saj me thikë – një krim tronditës që tregon sa thellë është rrënjosur ky problem në shoqërinë tonë. Pyetja është: Deri kur?

Sa viktima të tjera duhet të vuajnë para se shteti të veprojë seriozisht?
Pse dhunuesit shpesh mbeten të pandëshkuar, ndërsa gratë jetojnë në frikë?

Partia Demokratike, nën drejtimin e Dr. Sali Berishës, do të vendosë një vijë të qartë! Nënat, motrat, vajzat dhe bashkëshortet tona nuk janë viktima të dënuara të dhunës – ato janë të paprekshme!

Ne do të luftojmë me gjithë forcën tonë për sigurinë e tyre:
Dënime më të ashpra për autorët e dhunës – zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave!
Masa të menjëhershme mbrojtëse për gratë e kërcënuara, pa burokraci dhe vonesa!
Mbështetje reale për qendrat e strehimit dhe organizatat që ndihmojnë gratë, jo thjesht premtime boshe!

Gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Një qeveri që nuk i mbron ato, ka dështuar! Partia Demokratike do ta çojë këtë betejë deri në fund – në emër të çdo gruaje që jeton në frikë dhe në emër të një Shqipërie të drejtë dhe të sigurt!”, shkruan Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit