Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Bashkimi Europian e di shumë mirë se liderët e opozitës kanë probleme me drejtësinë. Prandaj kërkoi që të votohet Partia Socialiste, e cila sipas Ramës do të fusë Shqipërinë në BE brenda dekadës.
“Mesazhi duhet të jetë shumë i qartë: Populli shqiptar, qytetarët e Shqipërisë, duan të hyjnë në BE tani. Me këtë mandat, me këtë mesazh, unë dhe qeveria do të shkojmë dhe do të kemi një argument shumë të fortë për të nxitur procesin. Kjo është një luftë diplomatike dhe politike nga katër anët”, tha Rama.