-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mesazh kandidatëve: Jo zyra jashtë zonës së caktuar, struktura e PS jo tabelë qitje

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të gjithë kandidatëve duke kërkuar që secili prej tyre të respektojë kufijtë e zonave elektorale të përcaktuara nga drejtuesi politik.

Rama u ka kërkuar deputetëve në listë të mbyllur që nuk duhet të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5.

Gjithashtu ai nënvizon që struktura e Partisë Socialsite nuk duhet të bëhet tabelë qitje për listën e hapur.

“Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5. Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën”, thuhet në mesazhin e Ramës drejtuar kandidatëve të PS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit