Mbrëmjen e sotme policia e Vlorës ka nisur një aksion blic në hyrje të qytetit.
Policia po kontrollon kryesisht mjetet e shtrenjta dhe ato me xhama të zinj. Fokusi i aksionit është evidentimi i personave në kërkim.
Këto kontrolle bëhen për të evidentuar personat që lëvizin me armë zjarri, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.