Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështetur nga shteti, pritet ta vizitojë Uashingtonin këtë javë, për bisedime me zyrtarët amerikanë në lidhje me Ukrainën dhe marrëdhëniet dypalëshe, tha Kremlini të mërkurën.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi raportimet e Reuters dhe CNN se vizita e Dmitrievit mund të ndodhë këtë javë.
“Po, e konfirmoj. Kjo vizitë mund bëhet. Ne po vazhdojmë të flasim me amerikanët. Nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Peskov.
Në një postim në X, duke iu përgjigjur një raportimi tjetër mbi vizitën, Dmitriev shkroi “ndoshta.”