Kryeministrja italiane Giorgia Meloni paralajmëron se tarifat e reja amerikane mund të kenë pasoja të rënda për prodhuesit italianë. Meloni tha se këto tarifa kufizojnë aksesin në mallra italiane me cilësi të lartë për konsumatorët amerikanë.
“Është e qartë se vendosja e tarifave të reja do të kishte një ndikim të madh te prodhuesit italianë. Gjithashtu besoj se do të ishte e padrejtë për shumë amerikanë, pasi do të kufizonte aksesin në produktet tona të shkëlqyera vetëm për ata që mund të përballojnë çmime më të larta,” shton ajo.
Gjithashtu Meloni theksoi nevojën për të shmangur një luftë tregtare, por thotë se ata nuk do të përjashtonin marrjen e masave për “të mbrojtur industritë tona nëse është e nevojshme”.