Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi së bashku me kandidatën Silva Hasaj ishin në Kutë të Mallakastrës. Bardhi shprehet se Kuta është lënë pas dore për 12 vjet dhe është një fshat ku mudn të zhvillohet agroturizmi.
Ai nënvizon se në këtë zonë nuk ka të rinjë por 90% janë pensionistë. Bardhi thekson se sipas tij është revoltuese që Partia Socialiste kandidon me drejtorin e Ujësjellësit, kur në Kutë nuk ka ujë.
Gjithashtu thotë se me Partinë Demokratike do të investohet dhe do ti jepet jetë Kutës dhe shumë fshatrave të Mallakastrës.
“Në fakt, është kaq revoltuese që PS kandidon në zonë drejtorin e Ujësjellësit, kur në Kutë dhe në në fshatra të tjerë nuk ka ujë.
Por shpresa nuk ka humbur! Në Mallakastër, shumë banorë të saj do të votojnë për PD. Ne investuam për ta me rrugën kombëtare dhe dhjetëra rrugë fshatrash, ne do të investojmë sërish për të bërë Kutën dhe zona të tjera të Mallakastrës tërheqëse për turistët.
Ne duam që të rinjtë të kthehen në shtëpi, të punojnë këtu dhe të pasurohen në vendin e tyre. Agroturizmi është një mundësi e shkëlqyer dhe me lehtësitë fiskale, mbështetjen financiare që ne do të sigurojmë për këdo që investon në këtë fushë, do t’i japim jetë Kutës dhe fshatrave të tjerë te Mallakastrës!”, shprehet Bardhi.









