-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk kisha dëgjuar kurrë, Belinda 10 mijë euro tender për të larë makinat

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut, ku u shpreh se ajo ka bërë tender për të larë makinat me 10 mijë euro.  Berisha tha se në fillim u habit por më pas pa dokumentat e tenderit.

“Tek PS kemi një seri zyrtarësh dhe ministrash me barrë të rëndë krimi dhe akuza ndër më të rëndat. Nuk kisha dëgjuar, Belinda Balluku ka bërë tender për të larë njëherë në cdo javë makinat e saj me 10 mijë euro. Kjo 10 mijë tenderi, lavazhi.

Sauna e makinave të Ballukut (qesh) po të duash ua lexoj. Nuk kisha dëgjuar kurrë këtë tender, mendova se është ndonjë humor i gazetarit, por ai kishte publikuar të gjitha dokumentet e tenderit. Në muaj 10 mijë euro lavazh. Këta janë kandidatët e PS-së.

Të tjerët të rinjtë janë bërë të bërë makijazhin e Edi Ramës dhe kjo është fatkeqësi, të tjerat janë kocka krimi. Shihja unë sot, e morët vesh ju këtij që i vunë dinamitin tek vila, ishte një kockë e njohur e krimit, kishte shtruar një darkë të këndshme me një kandidat të Durrësit.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit