Policia ka dhënë detajet në lidhje me marrjen peng të 35-vjeçarit Dodë Gjoka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në parkimin e një lokali në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Gjatë një konflikti fizik, tre persona kanë dhunuar dhe më pas e kanë marrë me forcë në automjet, 35-vjeçarin banues në Lezhë.
Policia arriti që të identifikojë dhe është në ndjekje të tre personat, K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Gjithashtu,u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
Autorët nën presionin e policisë dhe kërkimeve e kanë zbritur nga makina Dodë Gjokën, i cili i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.