-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmerret Kanadaja, Carney: Tarifë 25% për makinat nga SHBA

Kryesoret

Kanadaja do të vendosë një tarifë prej 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara që nuk përfshihen në Marrëveshjen e Tregtisë që dy vendet kanë.

“Siç i thashë Presidentit Trump gjatë telefonatës sonë javën e kaluar, Kanadaja do t’i përgjigjet tarifave të automjeteve të SHBA-së dhe sot, unë po njoftoj se Qeveria e Kanadasë do të përgjigjet ne perputhje me qasjen e SHBA me tarifa 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë në përputhje me Marrëveshjen tonë të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut”, tha kryeministri kanadez Mark Carney.

Carney ka vendosur t’i drejtohet vendeve të tjera si partnerë alternativë të tregtisë për të reduktuar varësinë e Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara, të cilën nuk e cilëson më si një partner të besuedhëm tregtar.

“Ndërsa përballemi me krizën e shkaktuar nga tarifat e Presidentit Trump, partnerët e besueshëm tregtarë janë më të rëndësishëm se kurrë”, shkroi Carney në mediat sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit