-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moska shpërthen: Serbia shtet sovran, BE po mbytet

Kryesoret

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova reagoi lidhur me deklaratën e komisioneres për zgjerim të BE, Marta Kos, se Aleksandër Vulin nuk duhet të jetë pjese e qeverisë së ardhëshme të Serbisë për shkak të lidhjeve me Moskën.

Zakharova tha se “Ndërhyrja e paturpshme e burokratëve evropianë në punët e brendshme të një shteti sovran si Serbia është e papranueshme”.

Ajo theksoi se zyrtarët e Brukselit nuk kanë të drejta ligjore, e aq më pak morale, për t’i imponuar ndonjë vendi se çfarë politike duhet të ndjekë.

“BE-ja po fundoset. Ekonomia, politika, industria, prodhimi, financat – gjithçka po dështon, gjithçka po fundoset, kjo është e qartë. Përse të bashkohesh me atë anije që po fundoset dhe të shkosh në fund me të? Kjo është plotësisht e paqartë,” ishin fjalët e Zakharovës. Po ashtu, ajo vuri në dyshim industrinë e mbrojtjes dhe potencialin e përgjithshëm ushtarak të bllokut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit