Një shqiptar është plagosur me armë në Itali. Shqiptari është qëlluar nga partneri i tij në biznes dhe të dy dyshohen se janë anëtarë të një klani kriminal në zonën e Napolit, të përfshirë në narkotrafik.
Policia italiane ka arrestuar të plagosurin dhe autorin. Kjo pasi shqiptari mashtroi në dëshmi duke denoncuar plagosjen në grabitje dhe autorin që e qëlloi në përpjekje për ta vrarë.
Pas hetimeve rezultoi se ishte përfshirë në një konflikt me një anëtar të të grupit kriminal të lidhur me klanin Mallardo, në kulmin e një përleshjeje për borxhet e drogës.