-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubio siguron aleatët: Trump nuk largohet nga NATO

Kryesoret

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitë së tij në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen kurrë nga NATO.

Rubio në takim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.

“Ndërsa flasim, tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë më shumë aktive në NATO se sa kanë qenë më parë. Dhe atë histeri që unë shikoj në mediat globale dhe ato të brendshme në SHBA, në lidhje me NATO-n janë të pavende. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.

Rubio shtoi se Trump “nuk ishte kundër NATO-s”.

“Ai është kundër një NATO që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar”, shtoi ai.

Ndërsa shefi i NATO-s Mark Rutte u përpoq të sigurojë aleatët evropianë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht fjalëve të ashpra nga Presidenti Donald Trump.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit