Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka postuar një video në rrjetet sociale lu policia po tërheq me dhunë Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar.
Noka shprehet se Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat.
“Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.
Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve.
Hiqini kapelet! Nuk meritoni respekt.”, shkruan Noka.