Ditën e nesërme do të mbahet një protestë në Prishtinë, e cila ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku Zyra e Rregullatorit për Energji Eletrike (ZRRE) ka paralajmëruar rritje për 15%, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëri ndër organizatorët e kësaj proteste, Luan Hasanaj ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët për të marrë pjesë nesër në këtë protestë.
Ai ka kërkuar nga bizneset në shenjë solidarizmi t’i mbyllin lokalet e tyre nga ora 15:00 deri 16:00.
Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është barrë vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.









