-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rutte thotë se tarifat amerikane nuk e shkelin Nenin 2 të NATO-s

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u shpreh sot se “konsensusi nga diskutimet e dy ditëve të fundit është se bota po bëhet më e rrezikshme, dhe ne kemi nevojë për NATO-n më shumë se kurrë”. Ai iu është referuar dy ditëve të takimeve të ministrave të jashtëm të NATO-s që u mbajtën në Bruksel.

Ai ka shtuar se NATO “përballet me kërcënime reale për sigurinë tonë, më direkti nga Rusia, por edhe nga të tjerë”.

Rutte është pyetur për tarifat e SHBA-së duke iu përmendur Neni 2 i traktatit të NATO-s që thotë se të gjithë aleatët duhet të eliminojnë konfliktin në politikat ekonomike dhe inkurajon bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Ai është përgjigjur se roli i tij është të fokusohet në mbrojtjen e territorit të NATO-s.

Edhe pse disa herë është munduar t’i shmangë pyetjet lidhur me tarifat e SHBA-së, Rutte ka shtuar se mendon se masat e SHBA-së nuk shkelin Nenin 2.

Ai po ashtu ka shmangur edhe pyetjet lidhur me Grenlandën dhe interesin e presidentit amerikan për ta kontrolluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit