-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Para cash dhe flori me vlerë rreth 300 mijë euro, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili dyshohet për pastrim parash dhe kontrabandë. Gjatë kontrollit në biznesin e 29-vjeçarit me iniciale A.M., i cili operonte në fushën e exchange dhe në argjendari në Fushë Krujë, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 100 mijë eurosh në para cash, dyshohet se ishin marrë hua me përqindje.

Gjithashtu në argjendari u zbuluan bizhuteri floriri me peshë 1400.41 gramë dhe vlerë 187,000 euro, të cilat dyshohen të jenë kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Sipas hetimeve, 29-vjeçari në bahskëpunim me babain e tij A.M., 60 vjeç pastronin para me burime të dyshimta. 60-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë për përfshirjen e tij në këto veprimtari kriminale.

Ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit