Një stuhi e fuqishme shkaktoi tornado nëpër pjesë të Shteteve të Bashkuara qendrore të mërkurën dhe të enjten. Si pasojë janë kanë humbur jetën të paktën shtatë persona.
Sinoptikanët paralajmëruan se sistemi i pandërprerë do të sjellë edhe disa ditë të tjera shiu të tepërt që mund të shkaktojë përmbytje të përhapura kërcënuese për jetën.
“Siç është thënë në mënyrë të përsëritur gjatë disa ditëve të fundit, kjo ka pasojat e një ngjarje katastrofike, potencialisht historike të reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve të shpejta,” tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Sipas Qendrës së Parashikimit të Motit NWS, ekziston një rrezik i lartë për reshje të tepërta shiu në shumë shtete, duke përfshirë Kentucky, Missouri, Tennessee dhe Arkansas.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se të paktën 25 autostrada u bllokuan nga përmbytjet në pjesën perëndimore të shtetit.









