-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po i dërgoja mëngjesin në shtrat”- Filipinasi tregon si e qëlloi Ilarian

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike në Itali ku ish-i dashuri filipinas vrau studenten shqiptare në Romë. “Po i dërgoja mëngjesin në shtrat.

Pashë një mesazh që i erdhi nga një djalë tjetër në celular. Mora thikën që ishte në tabaka dhe e vrava. Nuk e kisha paramenduar” ka deklaruar 23-vjeçari Mark Antony Samson në lidhje me vrasjen e ish të dashurës së tij shqiptare, Ilaria Sula.

Sula u vra mëngjesin e 26 Marsit pasi kaloi natën në shtëpinë e tij. Samson tha se 22-vjeçarja i kishte shkuar në shtëpi për t’i kthyer disa rroba. Por i riu thotë se ajo vendosi të qëndronte aty pasi donte të shmangte transportin publik.

“E sulmova nga pas, duke e goditur në qafë”, tha ai, duke mohuar se vrasja ishte e paramenduar dhe duke hedhur idenë se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Samson ka deklaruar se gjithçka e ka bërë vetëm dhe ka zgjedhur të heshtë kur është pyetur rreth pranisë së prindërve në shtëpi. I riu ka treguar më pas se e ka futur trupin në një valixhe dhe e ka hedhur në një greminë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit