Policia e Tiranës ka finalizuar operacionit e koduar “Mesnata” për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Një 26-vjeçar me iniciale I.Rr., u arrestua në mesnatë në rrethrrotullimin e Rinasit.
Gjatë kontrollit fizik dhe në makinë policia gjeti sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe 3180 euro dhe 48 000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestraun rreth 107 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza dhe shuma parash(euro dhe lekë).
Nga hetimet 29-vjeçari pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.