16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha futet live në takimin me diasporën: Ndihmoni Shqipërinë në 11 maj

Kryesoret

Sali Berisha iu bashkua me anë të në një lidhje live takimit të Partis Demokratike me shqiptarët e diasporës në Londër të Britanisë së Madhe. Berisha u bëri thirrje që me 11 maj të votojnë Partinë Demokratike për të larguar të keqen nga Shqipëria.

Gjithashtu u bëri thirrje dhe shqiptarëve që janë regjistruar për të votuar me postë që që të votojnë numrin 1 për Partinë Demokratike.

“Përshëndetje të përzemërta! Të dashur demokrate e demokratë! Ju përshëndes në mënyrën më të përzemërt. Të gjithë shqiptarët në Londër, demokratët në Londër, Britani e kudo që janë. Shpreh mirënjohjen më të pakufishme. Ky është viti juaj, është viti i diasporës.

Ju ftoj që këtë entuziazëm këtë energji ta shndërrojmë në votë kundër narkoqeverisë në Shqipëri.

Ju vajzat e diasporës, të ktheheni sa më parë në Shqipëri. 5 vite pa asnjë taksë. Kredi të buta për biznesin dhe strehimin. Do bëjmë gjithçka që Shqipëria të ngrihet në shtëpinë e ëndrrave.

Entuziazmi juaj është frymëzim për shqiptarët kudo që janë.

Ndaj dhe u bëj thirrje të bëni çdo gjë, të bisedoni me çdo njeri që është regjistruar për votim që të votojnë për Shqipërinë Madhështore. Të votojnë për Shqipërinë nga e cila nuk do largohen bijtë dhe bijat e saj por do ndërtojnë aty ëndrat e tyre më të bukura.

Ju ftoj të bisedoni me çdo shqiptar që ka regjistruar emrin dhe të bashkohet për të larguar këtë të keqe të madhe nga Shqipëria. Për të gjithë ju që nuk jeni regjistruar dot, ju ftoj të bëni çdo përpjekje për t’ju gjendur vendit tuaj në 11 maj.

Zoti u bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore! Fitore! Fitore!”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit