Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi kanë kanosur një vajzë të mitur për dhënie parash, për mospublikimin e një fotoje personale të saj në rrjete sociale.
19-vjeçari me iniciale O.N., dhe dy të mitur të moshës 17 dhe 14 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një vajzë 15 vjeçe nëpermjet një foto personale, të cilës i kanë marrë në kohë të ndryshme shumën, rreth 300 000 lekë të rinj.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët e të arrestuarit. Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.