Një djalë 13-vjeçar në Itali ka mbetur i plagosur me armë zjarri në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Romë, teksa i mituri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin San Camillo me një plagë në kokë, të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Sipas Ansa, familja posedonte një pistoletë në banesë dhe mendohet se djali ka qenë duke luajtur me armën, ndërsa prindi ndodhej në dhomën tjetër.
Nga hetimet dyshohet të jetë shkaktuar nga vetë i mituri, pasi ndodhej në dhomë i vetëm me armën e zjarrit.