Kreu i grupi parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në rrjetin e tij social ka postuar një video dhe e cilëson kryeministrin Edi Rama si një “mashtues në fushatë”.
Bardhi shprehet se kryeministri Rama po mashtron në fushtë dhe duhet që të ndëshkohet me votë.
“Ka një fjalë të urtë që thotë se “kur një klloun shkon në pallat, ai nuk bëhet mbret, por pallati bëhet cirk”. Asgjë më shumë sesa kjo nuk i shkon Edi Ramës. 6 muaj më parë, kur ne u angazhuam për rritjen e pensioneve mbi 200 euro, na tha se po falimentonim shtetin. Tani, ka shkuar tek premtimi ynë, por që ai s’e realizon dot.
Sepse nuk do!
Sepse nuk di!
Sepse vjedh!
Ndiqeni me zë dhe me figurë kryeministrin që mashtron dhe ndëshkojeni me votë”, shkruan Bardhi.