-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia gati për amëpushim, Kremlini: Putin ka vetëm një kusht

Kryesoret

Rusia është e hapur për të diskutuar një armëpushim të plotë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por që kjo të ndodhë, duhet të ketë garanci se Kievi do t’i përmbahet asaj, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin “mbështet idenë e nevojës për një armëpushim”, por së pari, duhet të plotësohen disa kushte.

“Një seri e tërë pyetjesh duhet të marrin përgjigje… Kjo lidhet me mungesën e kontrollit mbi regjimin e Kievit dhe paaftësinë e regjimit të Kievit për të kontrolluar veprimet e një numri njësive ekstremiste dhe nacionaliste që thjesht nuk i binden atij,” shpjegoi ai.

Një çështje tjetër kryesore lidhet me planet e Ukrainës për militarizimin e mëtejshëm, tha Peskov.

“Të gjitha këto aspekte janë ende në axhendë. Ndërsa jemi në solidaritet me idenë e vendosjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, ne duhet të sigurojmë interesat tona dhe të sqarojmë pikërisht këto aspekte për të cilat sapo fola.”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit