Donald Trump kërcënon Kinën me tarifa shtesë prej 50% nëse Pekini nuk tërheq tarifat hakmarrëse prej 34% ndaj Uashingtonit.
Ajo vjen pasi tregjet amerikane bien përsëri ndjeshëm pas hapjes. Trump u bëri thirrje amrikanëve për durim duke u thënë njerëzve të mos jenë “të dobët” ose “budallenj”.
Ai akuzoi Pekinin për “tarifa historikisht të larta”, “shtresa të paligjshme jomonetare”, “subvencione të parregullta biznesi” dhe “manipulim masiv të monedhës me kalimin e kohës”.
Gjithashtu ai bëri të ditur se çdo takim apo negocim i planifikuar me Kinën anulohet menjëherë.