Avokati Paolo Foto, mbrojtësi i nënës së Marc Samsonit, i arrestuar për vrasjen e Ilaria Sulës, teksa doli nga komisariati tha se prindërit kërkojnë falje.
“Prindërit e djalit janë të shkatërruar nga pikëllimi, në mosbesim, ende të tronditur, të frikësuar dhe kërkojnë falje të sinqertë për gjithçka që ka ndodhur”, ka thënë avokati.
“Për momentin nuk është kërkuar asnjë masë për nënën e Markut, ajo është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome”, shtoi ai.