Hüseyin A., 34-vjeçari gjerman që vrau boksierin shqiptar Besar Nimani është dënuar me burgim të përjetshëm, më 9 mars 2024, në qytetin e vjetër të Bielefeldit. Ndërsa autori i dytë është në arrati.
Sipas gjykatës, të dy autorët kanë hartuar një plan së bashku dhe kanë qëlluar Nimanin me qëllimin për ta vrarë.
Boksieri shqiptar Besar Nimani kishte pasur sulm edhe në vitin 2013. Nimani ka pasur 27 ndeshje, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Ai nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.