Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Divjakës, ku dy vëllezër konfliktuan dhe përdorën armë zjarri. Konflikti është për motive pronësie.
Sipas të dhënave paraprake, Zarif Konja 58 vjeç së bashku me një person tjetër me inicialet A.G. 57 vjeç kanë goditur me grushte vëllanë Shpëtim 50 vjeç.
Pas konfliktit, Shpëtim Konja ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i A. G.
Më pas është shoqëruar në komisariat Shpëtimi dhe janë shpallur në kërkim Zarifi dhe A. G. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
EMRAT/ Qëlloi me armë ndaj vëllait, policia në kërkim të tij