-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Lezhë: Ramës ia pezulluan darkën, i pari mysafir i ftuar që i ndodh kjo

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha ndodhet në Lezhë ku po prezantohen kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u ndal tek vizita e tij në Strasburg dhe u shpreh se Rama ishte i pari mysafir që i është anuluar darka.

“Unë sot në mëngjes u nisa nga kryeqyteti i Europës, Strasburgu, drejt Lezhës dhe nuk mund të mos ju përcjell ju, përshëndetjet për të përzemërta të grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare, të grupit të Demokratëve dhe Konservatorëve të cilët sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar tek fitorja e opozitës në Shqipëri, tek mbizotërimi i saj ndaj narkoshtetit dhe shpëtimi i Shqipërisë.
Miq, u ktheva shumë mirënjohës, u ktheva realisht optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë.

Por dua të ju them këtu se pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë, pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën. Po.
Duke u bërë kështu, i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka. Megjithatë ju garantoj se respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, mbështetja e parlamentarëve të grupeve të qendrës së djathtë dhe konservator është e jashtëzakonshme dhe unë aty përfaqësova secilin prej jush, përfaqësova vullnetin tuaj. Vetëkuptohet përfaqësova çdo shqiptar që di të sillet si shqiptar dhe nuk detyron mikëpritësin të ja plasin derën në fytyrë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit