Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR në selinë blu.
Ky është një takim që vjen nga ana e OSBE-së në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit. Një ditë më parë, kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier ishte në takim me përfaqësues të Partisë së Lirisë.